• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Zjarret në Greqi të qëllimshme nga korrupsioni dhe grabitësit e tokave

by Java News
25/07/2018 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferri i Greqisë ka lënë pas një tronditje të thellë që i kapërcen kufijtë e shtetit helen. Por, skëterra shokuese e zjarreve ngre dhe shumë pyetje. Njerëzit duan të dinë se nga shpërtheu kaq papritur kjo valë flakësh e pafrenueshme? Ishte tërbim i natyrës apo diçka tjetër? Hetimet disa mujore të shërbimit grek të zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë kanë treguar se pjesa dërrmuese e zjarreve pyjore këtë verë në perëndim të Atikës, në ishullin jonian të Zakinthosit dhe në prefekturën jugore të Ilias, janë shkaktuar nga dora e njeriut, të ndezura nga ata që kërkojnë zgjerimin e tokës së punueshme apo krijimin e hapësirave për ndërtim.

Burime pranë Ministrisë greke të Mbrojtjes së Qytetarëve thanë për gazetën “Kathimerini” se gjatë hetimit mbi zjarret që përfshinë zonat e Lagonissi dhe Anavysos, në lindje të kryeqytetit, u zbuluan prova që tregonin përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në përpjekjet për riklasifikimin dhe shfrytëzimin e tokës së djegur.

Hetuesit arritën të gjejnë dokumente që vërtetojnë se zona ku bëjnë pjesë edhe 690 hektarë pyje me pisha, ishin djegur qëllimisht përpara 10 vjetësh. Një prokuror në Zakinthos, ku verën e kaluar shpërthyen një numër rekord zjarresh, plot 167, duke shkatërruar 3 000 hektarë pyje, urdhëroi muajin që shkoi nisjen e një hetimi.

Qëllimi i tij është që të ekspozojë një rrjet të gjerë grabitësish të tokave, të cilët veprojnë në ishullin e konsideruar një prej destinacioneve më popullore të verës. Deri tani janë ngritur akuza kundër 5 personave të dyshuar. Hetuesit po kështu besojnë se zjarret e vitit 2017 pranë Pyrgosit, ku përpara një dekade vdiqën nga zjarret 36 vetë, janë nisur nga kultivuesit e paligjshëm të kanabisit, të cilët kanë tentuar të fshehin gjurmët e akvititetit të tyre kriminal.

ma.me

Next Post
Lëvizja në nisje të sezonit veror, Mitat Tola rikthehet në krye të Policisë Rrugore

Jo vetëm gjobat për celularët në makinë, Tola: Në shtator ndryshime në Kodin Rrugor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In