• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ ZDF-ja gjermane kërkon ndihmë: Një vajzë e vrarë në pyll mund të jetë shqiptare. Ja identikiti i saj…!

by Java News
17/10/2023 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e 11 tetorit, në median gjermane ZDF, emisioni investigativ “Numri i dosjes” (Rasti XY i pazigjidhur) ka publikuar rastin e një gruaje të vrarë dhe të paidentifikuar, e cila dyshohet se është nënshtetase shqiptare.

Ngjarja e ka zanafillën më 24 korrik 1997, ku në vendin e quajtur “Pylli i Zi” në afërsi të qytetit jugor Todtnau të Gjermanisë, pranë kufirit me Zvicrën dhe Francën, është gjendur e djegur pjesërisht një grua në moshë të re.

Emsioni e prezantoi dosjen si një rast ende i pazgjidhur dhe kërkoi ndihmën e publikut për të zbardhur, jo vetëm identitetin e saj, por edhe gjithë ngjarjen që ishte e rrethuar me mister.

Nga hetimet e kryera atëherë mësohet se trupi gjysëm i djegur i të resë ishte gjetur gjysëm i groposur mbrapa një parkingu në brendësi të pyllit pranë Todtnau. Disa metra larg trupit, polica ka gjetur në atë kohë edhe një çantë femrash që ishte bosh, si dhe një bisht cigareje që dyshojnë se i përkasin gruas në fjalë. Ndërsa ngjitur me çantën është gjetur edhe një lopatë e cila dyshohet se është përdorur nga autori i krimit për të mbuluar trupin e saj.

Gjatë programit, eksperti mjeko-ligjor, nxorri të dhënat e trupit të paidentifikuar. Sipas tij, gruaja mund të ishte e moshës 20 vjeçe, dhe se vdekja e saj mund të kishte ndodhur rreth datave 10 deri 20 korrik 1997.

Vajza ishte 164 cm dhe kishte të veshur një bluzë të bardhë dhe një fund të errët me lule, ndërsa mbante dhe një rrip lëkure në mes. Ngjyra e flokëve kafe dhe gjatësia e tyre shkonte në 34 cm.

Policia gjermane që ështe ende duke hetuar mbi dosjen e gruas së paidentifikuar, ka bërë të mundur dhe rikonstruksionin e fytyrës së viktimës me anë të teknologjisë.

Gjatë transmetimit të emisionit, dhjetra telefonat mbërritën dhe shumica e tyre dyshonin se e reja mund të ishte shqiptare. Për këtë arsye, kolegët e programit investigativ “Numri i dosjes”, kanë kërkuar ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë” për identifikimin e saj.

Mesditën e 17 tetorit emisioni ‘Pa Gjurmë’ nxorri 9 dosjet e femrave shqiptare që figurojnë të humbura jashtë vendit nga viti 1990 deri në korrik 1997. Moderatorja e emisionit, Odeta Dume, komunikoi me një pjesë të familjarëve të vajzave të humbura gjatë kësaj periudhe, duke ripublikuar fotot e tyre dhe duke i krahasuar me identikitin që policia gjermane kishte bërë.

Kush janë 9 gratë e zhdukura në vendin tonë gjatë kohës 1990-1997?

1-  Leonora Kamberaj humbi kontaktet nga Lushnja me familjen e saj në vitin 1997, kur ishte vetem 14 vjeçe.

2-  Suzana Shehu nga Lushnja humbi kontatet me familjen e saj në vitin 1991, ku në vitin 1997 ishte 21 vjeçe.

3-  Majlinda Buçpapaj nga Tropoja humbi kontaktet me familjen në vitin 1997, kur ishte vetem 18 vjeçe.

4-  Luljeta Hyseni nga Korça humbi kontaktet në vitin 1997, kur ishte 25 vjeçe.

5-  Arta Maloku nga Tirana humbi kontaktet në vitin 1994, ku në vitin 1997 ka qënë 20 vjeçe.

6-  Flora Brunga nga Lezha humbi kontaktet në vitin 1996, ku në vitin 1997 ka qënë 15 vjeçe.

7-  Lirije Pjeci nga Kavaja humbi kontaktet me familjen në vitin 1995, ku në vitin 1997 ka qënë 32 vjeçe.

8-  Eda Koldashi nga Elbasani humbi  kontaktet në vitin 1992 dhe në vitin 1997 ka qënë 38 vjeçe.

9-  Merushe Dosti nga Tirana ka humbur kontaktet në vitin 1995, dhe në vitin 1999 ka qënë 33 vjeçe.

Emisioni investigativ ‘Pa Gjurmë’ do të vazhdojë ndërkohë bashkëpunimin me emisionin analog në Gjermani për të arritur në identifikimin e gruas që dyshohet se është shqiptare./m.j

Next Post
AFP/ Tri pyetje për Ismail Kadaré:  Letërsia më dha mundësinê të kapërcej të pamundurën

AFP/ Tri pyetje për Ismail Kadaré: Letërsia më dha mundësinê të kapërcej të pamundurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

U hodh nga shkëmbi në Orikum, plagoset rëndë një pushues

August 12, 2026
Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

August 12, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com