Videoja e Lamborghinit dhe automjeteve të tjera që blinduan qytetin e Laçit bënë xhiron e internetit.
Fillimisht u tha se ishte Noizy me miqtë e tij ai që kishte bërë këtë parakalim luksoz në Laç, por në adresën e redaksisë JOQ.al, kanë ardhur raportime të tjera, të cilat tregojnë në lidhje me identitetin e personave dhe grupit që ndodhej në ato automjete super luksoze.
Në të vërtetë ata janë anëtarët e grupit shqiptar në Londër, “Helbanianz”. Janë të gjithë djem të rinj që jetojnë në kryeqytetin britanik si dhe në shtete të tjera, e që kanë qenë duke bërë xhirimet e një klipi të ri muzikor që pritet të dalë në treg shumë shpejt.

















