• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Xhaçka në Izmir, vizitë surprizë në anijen “Butrinti” me mision në detin Egje

by Java News
28/03/2018 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë 24 orëshe në Izmir, ku u takua me 21 efektivët e kontingjentit të 7-të të Forcës Detare, pjesë e operacionit të NATO-s në detin Egje, që prej janarit të këtij viti.

“I gjithë fokusi dhe përqendrimi ynë në këtë moment është tek edukimi dhe trajnimi edhe tek karriera e gjithësecilit prej jush, që për hir të së vërtetës, punoni mes kufizimeve dhe shumë sakrificave.

I gjithë ky kontribut i juaji është një trashëgimi shumë e rëndësishme që do t’i lihet brezave, duke ofruar siguri për vendin tonë dhe duke kontribuar për paqen përtej kufijve të vendit tonë.

Sa i takon trajtimit, jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të përmirësuar.

Trajtimi nuk është i krahasueshëm me aleatët e tjerë dhe ndoshta nuk është as ai, që ne do të donim të ishte.

Dua t’ju siguroj që jemi maksimalisht të angazhuar edhe unë si ministre, por edhe ne si qeveri, që të sjellim një standard të ri në trajtimin tuaj jo vetëm njerëzor por edhe financiar.

Dhe sigurisht një standard të ri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për përparimin në karrierë, duke e bërë atë gjithnjë e më meritokratike.

Dua t’ju falenderoj gjithësecilin personalisht edhe shpresoj shumë që ky mision të përmbyllet me sukses nga ky kontingjent dhe të ktheheni shëndoshë e mirë pranë familjeve tuaja”, tha ministrja gjatë takimit me efektivët.

Ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës së saj në Izmir, zhvilloi një takim me zëvendëskomandantin e Forcës Tokësore të NATO-s gjenerallejtënant Paolo Ruggiero, i cili vlerësoi maksimalisht kontributin e Shqipërisë në misionet e NATO dhe BE.

Xhaçka u takua gjithashtu si edhe me zëvendësshefin e Shtabit për Operacionet në Komandën Detare të NATO-s, nënadmiral Jens Nemeyer, komandantin e Grupit Detar të Përhershëm të NATO-s Nr.2, kundëradmiral Mike Utley.

Ministrja e Xhaçka vizitoi anijen “Bayern”, e cila është anija në drejtim në task grupin numër 2, në misionin e NATO-s në detin Egje.

Që prej vitit 2016, 7 kontingjente dhe dy anije (Oriku dhe Butrinti) janë përfshirë në misionin e NATO-s në Egje. Misioni i anijes P-132 “Oriku” dhe P-134 Butrinti.

Roli i anijes “Butrinti” në këtë operacion, është kryerja e rikonicionit, monitorimi dhe vëzhgimi i kalimeve të paligjshme në zonën e aktivitetit/hapësirës detare në bashkëpunim me autoritetet detare të Greqisë, Turqisë dhe misionit të BE “Frontex”, për ndërprerjen e linjave të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm në detin Egje, deri në një situatë të qëndrueshme. /ma.me

Next Post
Nis hetimi për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, akuzohet për falsifikim dokumentesh

Nis hetimi për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, akuzohet për falsifikim dokumentesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In