Deri tani dinim vetëm që Floriana Garo u fejua me Enis Dacin, një avokat i ri, 32 vjeçar, që drejton një studio avokatie në Gjenevë të Zvicrës. Prej pak kohësh Floriana i është bashkuar atij dhe të dy jetojnë në Zvicër.
Por tani dalin detaje edhe nga jeta e familjes së Enisit.
Story.al ka zbuluar se nëna e Enisit, pra vjehrra e Florianës është Lumturi Ratkoceri, kryetarja e partisë Aleanca Kuq e Zi, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut.
Lumturi është e bija e “Mësuesit të popullit”, Gani Demir Ratkoceri dhe mbesa e patriotit dhe firmëtarit të Pavarësisë së Shqipërisë, Nebi Sefës.
Ratkoceri ka vite që është vendosur në Gjenevë, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Si nënë e dy djemve, Lumturisë duket se po i shtohen femrat e bukura në familje./a.m.