Moderatorja sportive ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të lidhjes së saj me një prej të akuzuarve në Itali për trafik droge, Valentin Selaj. Viola Spiro nuk ka folur asnjëherë lidhur me këtë temë, por ka kaluar direkt në një prej ditëve të saj më të rëndësishme. Ajo ka ndarë në rrjetet e saj sociale disa pamje ku shfaqet e veshur me fustan nusërie.
‘Këtë vit, së shpejti’- shkruan ajo teksa duket të mbajë veshur fustanin e bardhë. Nuk dihet nëse biondia simpatike ka në të vërtetë në planet e afërta të martohet apo kjo veshje ka të bëjë me ndonjë projekt të rëndësishëm për të . /ma.me














