• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Vila që do ju lërë pa mend, futuni brenda shtëpisë së tregtarit më të pasur në Korçë

by Java News
24/09/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë familje të pasura korçare kanë punuar fort për çështjen kombëtare. Shumë prej tyre shkrinë pasurinë që kishin për Shqipërinë.

Dihet se jetesa e tyre ishte prej borgjezi. Fisnikët e Korçës të shekullit të kaluar, një element i dukshëm i pasurisë së tyre ishte shtëpia.

Këto foto janë postuar më herët nga arkitekti Kliti Kallamata.

Këtu duket banesa në degradim e tregtarit korçar Irakli Qirjako. Ai shkruan se kjo banesë u ndërtua rreth vitit 1939.

 Ja sqarimi i tij:

-Nga Kliti Kallamata

Të dashur miq në Facebook, kolegë dhe dashamirës të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Nisur nga interesimi dhe popullariteti i jashtëzakonshëm e tepër i shpejtë i këtij postimi (brenda 24 orësh u bënë rreth 200 share dhe disa qindra like) e shoh të nevojshme të jap disa sqarime për të shmangur keqkuptimet e shumta.

Banesa është ndërtuar në vitet ’39 të shekullit të kaluar nga një prej tregtarëve më të mëdhenj të Korçës, Irakli Qirjako, ose siç e njohin korçarët, Rako. Gjatë viteve të suksesit të tij Irakli Qirjako ndërtoi dyqane, hotele dhe këtë banesë për familjen e tij. Banesa shquhet si një nga ndërtimet më dinjitoze në arkitekturën e qytetit të Korçës për atë periudhë. Për dekorimin e saj Rako angazhoi një nga piktorët më të mirë të asaj kohe në qytetin e Korçës, Sotiraq Zografi. Sotiraq Zografi ka dekoruar edhe banesa të tjera, por fatkeqësisht këto nuk janë ruajtur. Kjo banesë, mbasi iu sekuestrua pronarit të saj, shërbeu si residencë për autoritete të ndryshme gjatë regjimit komunist, derisa përfundoi si banesë shtetërore me qiraxhinj.

Mbas viteve ’90 banesa iu rikthye pronarëve të ligjshëm. Gjatë viteve të fundit banesa ka ndërruar disa pronarë. Pronari i sotëm i kësaj banese ka vendosur (dhe fatmirësisht i ka mundësitë) ta restaurojë tërësisht, duke ruajtur të gjitha vlerat e saj, si në arkitekturë ashtu dhe në dekoracion, gjë që shteti nuk do të arrinte ta bënte kurrë. Banesa paraqitet mjaft e dëmtuar edhe në konstruksionin e saj dhe përballet me probleme të shumta të konservimit dhe restaurimit të pikturës dekorative. Por pavarësisht nga këto, e ardhmja e saj, ndryshe nga ajo e shumë monumenteve të tjera, është optimiste dhe shpresëdhënëse.

Next Post
Verrati: “Jo. PSG s’është e dobët pa Neymarin?

Verrati: “Jo. PSG s’është e dobët pa Neymarin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In