• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT+ VIDEO/ Vrasja e mamasë së ish-pronarit, Olgerti ia rrëfeu krimin shokut të qelisë

by Java News
08/10/2018 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kthesë në hetimet për Olgert Laskën, shqiptarin i cili akuzohet se ekzekutoi 71-vjeçaren Rosa Maria Radicci në shtëpinë e saj në Palese  të Barit, më 13 nëntor 2016. Siç raportojnë këtë të hënë mediat italiane, ai ia ka rrëfyer krimin një shoku të qelisë.

Të paktën kështu pretendon ky i fundit, i cili i ka nisur një letër gjykatës së Krimeve të Rënda të Barit. Në letër, ai i shpjegon se Olgert Laskën i rrëfeu se kishte kryer krimin si dhe motivin: Hakmarrje ndaj ish-punëdhënësit. Prokurori i cili koordinon hetimet, Luciana Silvestris, kërkoi që autori i letrës të dëgjohet në gjykatë si dëshmitar.

HETIMET

Olgert Laska u arrestua nga efektivët e policisë disa ditë pas krimit dhe ndodhet nën masën arrest me burg në pritje të vendimi të gjykatës.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, gruaja u mbyt me duar nga shqiptari, i cili ka punuar në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjata.

I riu është pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, është pikërisht kjo arsyeja ai ka vrarë të ëmën e ish shefit të tij për tu hakmarrë. Pistë kjo që tashmë përforcohet pas letrës së ish-shokut të qelisë së Laskës.

Por, Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares.

Më mesin e provave, prokuroria posedon edhe pamje filmike të marra nga kamerat e zonës, në të cilat shquhet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës. Ai shihet duke mbërritur në zonë me biçikletë në orën 12:37 të 13 nëntorit.

“Ai u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të viktimës. Mbështeti biçikletën te kangjellat dhe u ul në stol”, shkruhet në dosjen e hetuesve.

Imazhet tregojnë se Laska i afrohet shpesh portës, dhe prania e shqiptarit ishte vënë re nga vizitorët në një bar aty pranë.

Kur ka parë të kalonte një patrullë karabinierësh, është fshehur mes shkëmbinjve. Më pas, në 14:19 zhduket nga pamjet e kamerave dhe në 15:10 filmohet sërish, teksa me biçikletë, niset në drejtim të Barit.

Sipas hetuesve, në hapësirën kur shqiptari nuk shfaqet në kamera, ka kryer vrasjen. Portën, Olgeritit mund t’ia ketë hapur vetë gruaja e cila njihej me të dyshuarin, pasi ky i fundit i bënte shpesh pazaret në të shkuarën dhe punët e kopshtarisë. PANORAMA

ma.me

Ogert Laska
Ogert Laska
Viktima Rosa Maria Radicci
Viktima Rosa Maria Radicci

 

auto_Il-filmato-della-polizia1497360030

 

 

Next Post
Vetëvritet 59 vjeçari në Gjirokastër, mister shkaqet

Cërrik, sherr me armë, plagosen dy të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In