Teksa vendet e rajonit si Serbia dhe Greqia janë kujdesur të tregojnë forcën e tyre ushtarake, duke organizuar madje edhe stërvitje me qindra trupa dhe artileri të rëndë në kufij, duket se edhe ushtria shqiptare ka vendosur të shfaqë potencialin e saj.
Kështu, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet panairi i ushtrisë.
Në disa foto, shihet se pjesa e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përballë Presidencës është mbushur me mjete të rënda të Forcave të Armatosura të Shqipërisë./a.ç