Gratë dhe vajzat në Bashkinë e Tiranës përbëjnë shumicën dhe kontributoret më të mëdha në ecurinë e punëve të qytetit. Ndaj sot me rastin e 8 Marsit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka gjetur rastin që ti falenderojë secilën prej tyre, jo vetëm duke i dhuruar nga një trëndafila dhe kartolinë të personalizuar, por edhe duke i publikuar fotot në faqen e tij në rrjetin social facebook.
Nuk bëhet fjalë vetëm për zonjat që punojnë në zyra dhe që mbajnë pozicione drejtuese, por edhe për të gjitha ato të tjera që punojnë çdo ditë që qyteti të jetë më i pastër apo dhe që të ketë më shumë rregull.
“Pas një qyteti të mirë, qëndrojnë gra të zonja. Njihuni me 365 zonjat e bashkisë të cilat i shërbejnë qytetit 365 ditët e vitit. Ju jam përulësisht mirënjohës! FALEMINDERIT ”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në urimin e tij. Ja disa nga gratë dhe vajzat e Bashkisë së Tiranës që punojnë për qytetin çdo ditë: