Një gazetare kanadeze e cila u rrëmbye, u torturua dhe u përdhunua për 15 muaj në Somalinë e shkatërruar nga lufta, ka treguar se si ishte detyruar të bënte vetëvrasje përpara se një zog ta ndalonte.
Gazetarja e pavarur, Amanda Lindhout, ishte vetëm 26 vjeç kur udhëtoi për në kryeqytetin kombëtar të Mogadishuut në vitin 2008, së bashku me të dashurin e saj, 36-vjeçarin australian, Nigel Brennan.
Ajo tregoi se në pak minuta, 12 burra të armatosur e rrethuan atë dhe të dashurin e saj në atë kohë dhe nën kërcënimin e automatikëve i kishin rrëmbyer.
Grupi i terroristëve kishin kërkuar 1.5 milionë dollarë si shpërblim, por askush nuk mund ta paguante këtë shumë menjëherë. Amanda ka thënë se për 15 muaj rresht ishte rrahur dhe përdhunuar ndërsa të dashurin e saj e kishin larguar dhe ajo nuk kishte pasur asnjë informacion për të.
Rastet për t’i dhënë fund jetës nuk kanë qenë të pakta ka thënë gazetarja, si e vetmja mundësi për të shpëtuar.
“Kisha vendosur t’i jepja fund jetës, dhe ishte një mëngjes ku dielli sapo kishte dale… në moment të fund një lëvizje më shpërqendroi dhe ai ishte një zog. Unë gjithmonë kam besuar në shenjat e Zotit, dhe në këtë rast ishte një zog që më lajmëronte”, u shpreh ajo.
Amanda ka thënë se falë nënës së saj, e cila me shumë vështirësi arriti të sigurojë shumën e parave, ajo u lirua pas 460 ditësh e ndërsa autoritetet nuk u morën fare me rastin e saj.











