Fotografia e një gruaje meksikane që tërheq dy fëmijë në pelena ka bërë xhiron në SHBA. Njerëzit atje janë të frustuar me politikat e fundit anti-emigracion të administratës së Trump, që është kulmuar me mbylljen e përkohshme të kufirit me Meksikën dhe hedhje të gazit lotsjellës drejt imigrantëve.
Në SHBA po shokohen për faktin se tashmë po hidhet gaz lotsjellës drejt azilkërkuesëve, pavarësisht nëse janë edhe gra apo fëmijë të vegjël. Trump ka ashpërsuar politikat e tij anti-emigracion duke çuar edhe ushtrinë në kufi me Meksikën edhe pse ajo nuk është përfshirë në përplasjet e fundit. /ma.me