Ish-banorja e Big Brother Albania 9, Armela Hyseni i është nënshtruar sot një operacioni plastik, në hundë. Por megjithëse vetë nuk i ka bërë publike fotot, mjeku i saj është kujdesur për t’iu treguar të gjithëve rezultatin.
Ai i ka publikuar foto në llogarinë personale në Instagram, ku shfaq pacienten e tij, në këtë rast, Armelën ende të pa zgjuar pas operacionit. Me gjithë pamjet e rënda, mjeku ka dashur të tregojë rezultatin. Pamja e Armelës tani duket e kompletuar, ndërsa edhe gjendja e saj shëndetësore është në rregull, njofton doktori.