jë trend i ri bukurie që ka hyrë në treg duke i përfshirë të gjithë përbën shqetësim për ekspertët. Kanabis i vizatuar në thonj i ka frikësuar ata se kjo mund të jetë shenjë e rritjes së përdoruesve të drogës.
Tashmë, shumë vajza e kanë provuar këtë trend dhe kanë publikuar foto të thonjve të tyre në Instagram nën hashtagun #thonjmedrogë.
Një seri me foto tregon edhe disa këshilla për të arritur në rezultatin përfundimtar të thonjve me kanabis. Shërbimet në sallonet e bukurisë kanë thënë se ky trend është shumë i kërkuar nga klientet dhe i lë ato të kënaqura me pamjen e re të duarve./oranews/a.k