• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/ Tragjizmi i kohës: Një funeral çdo 30 minuta në Bergamo

by Java News
15/03/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata tragjike që po përjeton Italia për shkak të pandemisë së koronavirusit Covid-19 ka arritur kulmin në Bergamo, ku po mbahet një ceremoni mortore çdo 30 minuta, pasi brenda një jave aty humbën jetën 146 vetë.

Në qytetin që ndodhet 40 kilometra larg Milanos morgu është plot dhe trupat e personave të pajetë po mbahen në kisha, në pritje të funeralit. Një vendas postoi gjithashtu një video ku tregonte faqet e gazetës lokale të mbushur me nekrologjitë e personave të vdekur.

Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi në Europë, me mbi 1400 të vdekur, ndërsa numri i të prekurve u rrit në mbi 21 mijë brenda një nate, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të njerëzve, që sipas autoriteteve italiane vazhdojnë të mos vetëizolohen.

Giacomo Angeloni, drejtuesi i morgut të Bergamos, tha: “Po përballemi me një emergjencë, po kryejmë një varrim çdo 30 minuta. Të shtunën e kaluar kryem 18 ceremoni mortore, të dielën dhe të hënën nga 44, të martën 33 dhe të mërkurën 51. Na u desh të mbyllnim varrezat e Bergamos”.

 

 

Next Post
Tri monedhat e rimëkëmbjes

Karantina që shpëtoi Ramën, Berishën dhe Vasilin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com