Ditën e sotme qarkulluan në shumë media disa foto të “topit të golfit”, sistemit amerikan të vendosur në afërsi të Koresë së Veriut.
Ai është një sistem modern i cili do të asgjësojë raketat e Kim Jong Un.
Struktura 50 mijë tonëshe që ngjason me sondat e naftës ka një top gjigand sipër.
Ai do të “fikë” raketat që Kim Jong Un do përpiqet të lëshojë.
Kjo strukturë i ka kushtuar SHBA-së 900 milionë dollarë.
Struktura u dërgua nga Pearl Harbour në brigjet koreanoveriore.
Dërgimi i saj erdhi si një kundërmasë ndaj kërcënimeve me raketa të Koresë së Veriut./tema/a.k