Një automjet është përfshirë nga zjarri në kryeqytet ndërsa ndodhej në një pikë servisi.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ali Demit”, ku në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh. M ka rënë zjarr.
“Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet” shton më tej policia.
Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale./a.çupaj