Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si “Fifi” është kapur sërish mat’ me ish-futbollistin Granit Cakën, por kësaj here jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.
Ata janë parë duke kërcyer sëbashku gjatë një feste ku kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e të enjtes, në festën e 20-vjetorit të Top Channel, ku gjithashtu nuk i kanë kursyer puthjet dhe përqafimet me njëri-tjetrin.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar pamje në profilin e saj në “Instagram” duke kërcyer dhe përqafuar me Granitin./m.j