Aubameyang dje është shpallur “Futbollisti i Vitit” në Afrikë, ndërsa “Topin e Artë” në futbollin e këtij kontinenti e ka fituar Riyad Mahrez i Leicester.
Pavarësisht se nuk ka arritur të fitojë trofeun e fundit, Aubameyang nuk është larguar pa fituar asgjë nga ky aktivitet.
Sulmuesi i Borusia Dortmund ka marrë pothuajsë gjithë vëmendien e medias për shkak të veshjes së tij.
Ai i ka habitur të gjithë kur u ngjit në podium i veshur sportiv, me tuta e bluzë të shkurtër dhe një kapele reperash.
Ndryshe nga Mahrez dhe Mane, të cilët ishin të veshur me “smoking”, raporton balkanweb.
Siç është njoftuar më parë, udhëtimi i Aubameyang drejt Nigerisë, ku edhe është organizuar ky aktivitet, nuk ka kaluar pa incident.
Valixhja me të cilën afrikani mbante rrobat që duhej të vishte, humbën pas mbërritjes në Nigeri.
Asgjë nuk dihet me siguri, por e sigurtë është që Aubameyang nuk e ka të vështirë për të blerë një kostum tjetër. Pavarësisht se në foto duket bukur.