Taulant Xhaka gjendet me pushime, por vera e vitit 2019 do të mbetet gjatë në kujtesën e tij dhe partneres.
Teksa gjenden me pushime, është pikërisht mesfushori i Kombëtares, që është ulur në gjunjë ditën e sotme, duke i propozuar për martesë, të fejuarës së tij, Arbnora Nuredini, prej kohësh bashkë.
Dhe mesa duhet, përgjigja ka qenë “Po”, pasi të dy kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale, me shkrimin “Zoti dhe Zonja Xhaka”.