Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë javës së kaluar ka pritur në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë kryeministren britanike Theresa May.
Dhe derisa po pozonin për fotoreporterët, është vërejtur prapa shpinës së tyre një “derë sekrete”. Dhe ky ‘zbulim’ ka nxitur debate në rrjetet sociale.
Megjithatë, shumica e njerëzve e dinë se kjo derë nuk është edhe aq shumë sekrete. Ekzistojnë dhjetëra korridore dhe tunele që të çojnë jashtë zyrës ovale.
Kjo derë thjesht është veshur me tapeta në mënyrë që të mos i prishet estetika zyrës ovale, dhe mundëson daljen më të lehtë në pjesë tjera të Shtëpisë së Bardhë.
“Ekzistojnë dy hyrje për në zyrën ovale, tri dritare, dhe dy tjera që hapen si dhe dy dyer të fshehta”, ka thënë arkitekti David J Gill. /a.m.