• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Superaksioni policor në Greqi, goditet banda greko-shqiptare, sekuestrohen 257 kg drogë

by Java News
15/12/2016 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Divizioni i narkotikëve në Attika të Athinës ka goditur një organizatë kriminale që ishte aktive në transportin e sasive të konsiderueshme të kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.15122016gada004

Policia sqaron se më pas lënda narkotike tregohej në tregun e brendshëm në Evropë. Operacioni përveç në Attika është zhvilluar edhe në Akaisë, Etoloakarnania dhe Thesprotia, duke çuar në pranga 11 anëtarë të një organizate kriminale, midis të cilëve, katër shqiptarë, tre  burra të moshës 33, 36 dhe 40 vjeç, si dhe një 21 vjeçar. Midis të arrestuar edhe një vajzë greke.15122016gada001

Policia greke sqaron se pas hetimeve të plota dhe sistematike është bërë e mundur identifikimi i anëtarëve të organizatës, vendet ku ata ishin fshehur, mënyra e funksionimit dhe metodologjia e tyre e veprimit. Përveç transportit tokësor, droga trafikohej edhe në rrugë detare me anë të gomoneve.

Rol kryesor në organizimin e trafikut detar ka një 40 vjeçar shqiptar, i cili bënte të mundur transportimin e kanabisit. Një 33 vjeçar shqiptar koordinonte transportin tokësor në drejtim të Greqisë, raporton ora.15122016gada002

Përveç kësaj, përgjegjës për rekrutimin e anëtarëve ishte një 31 vjeçar grek. Anëtarët e tjerë merreshin me transportin e mëtejshëm, ruajtjen, trafikimin, përgatitjen për eksport të sasive të drogës.

Gjatë ditës së djeshme (14 dhjetor), në bashkëpunim me policinë e Igumencës është identifikuar në port një gomone, e cila po transportonte drogë nga Shqipëria.

Kështu, policia greke ka arritur të sekuestrojë 257 kg e 845 gram kanabis. 2.9 grama drogë e MDMA,  5730 euro, 100 mijë lekë shqiptare, dy peshore precize, 25 pajisje të lëvizshme, telefona celularë etj.

Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës./a.k

15122016gada003

dekl

Deklarata e policisë greke

 

Next Post
Deputeti i PDIU-së Omer Mamo: Kjo është shtëpia ime në Çamëri! Kjo nuk fshihet!

Deputeti i PDIU-së Omer Mamo: Kjo është shtëpia ime në Çamëri! Kjo nuk fshihet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com