Një rast emergjent në kryeqytet për pak sa nuk u kthye në tragjedi.
Gjate kontrollit rutinë, në Sheshin “Shqiponja” pranë terminalit ku nisen autobusët e jugut, u konstatua një studente e Shkencave të Natyrës, e cila ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Efektivët e Policisë Bashkiake të cilët ishin me shërbim në atë zonë dhanë ndihmën e parë për vajzën, ndërkohë që lajmëruan shërbimin e ambulancës nëpërmjet sallës operative e cila e transportoi më pas për në spital.
Janë me dhjetëra raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj.