• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Stilistja kosovare që veshi yllin e “Victoria’s Secret” Alessandra Ambrosio

by Java News
10/02/2019 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lena Berisha, stilisja e njohur nga Kosova, që prej vitesh e ushtron aktivitetin e saj në Prizren, ka mundur së fundmi të prekë suksese të mëdha. Stilimet e saj u veshën nga personazhe me famë botërore, në evente shumë të rëndësishme. E fundit që u prezantua me veshjen e krijuar nga Lena ishte Alessandra Ambrosio, modelja dhe aktorja e njohur braziliane, e cila u shfaq në ‘amFAR’ me një fustan të zi, të punuar nga stilistja jonë.

Por ky nuk është i vetmi punim i stilistes shqiptare. Lena ka një kohë të gjatë që punon me personazhe të njohur dhe veshjet e saj kanë bërë bujë.

Në një prononcim për ‘Revista Who’, Berisha ka treguar disa detaje për bashkëpunimet e saj të deritanishme.

“Pas prezantimit të koleksionit fundit vjeshtë/dimër 2018 që realizuam me Oriola Marashin, më kontaktuan shumë stilistë dhe yje botërorë. Bebe Rexha ishte e para përzgjodhi brandin tim dhe me të kam kontakt të vazhdueshëm edhe për disa projekte të tjera. Ashanti po ashtu, i ka pëlqyer shumë fustanet e mia dhe disa herë është veshur nga unë.

Së fundmi, Alessandra Ambrosio u prezanua me krijimin tim, megjithëse kjo ishte hera e dytë që modelja i besoi punës sime. Natyrisht secili dizajner e shikon si një shpërblim të punës, kur yjet, sidomos ata me famë botërore i pëlqejnë dhe veshin krijimet e tyre. Për mua është shpërblimi edhe më i madh duke pasur parasysh vendin ku jetoj”, – u shpreh Lena.

Më tej stilistja e suksesshme ka folur edhe për planet e së ardhmes, por nuk ka dashur të zbulojë shumë, duke rezervuar kështu disa surpriza për publikun.

“Ndihem shumë e lumtur dhe me fat që nga dizajnerët shqiptar unë jam e para që ka arritur të veshë yjet e ‘Hollywood’ dhe në tapete të ndryshëm botërorë. Kjo më motivon të punoj edhe më shumë. Për këtë vit jam duke punuar disa koleksione të reja, të cila do i prezantoj së shpejti dhe janë disa personazhe të tjerë shumë të njohur për të cilët jam duke krijuar, por emrat e tyre do zbulohen gjatë muajve në vijim”, – përfundoi fjalën stilistja.

Siç edhe vetë Berisha pranoi, 2019-a është e mbushur me surpriza dhe emri i saj do vazhdojë të na surprizojë dhe të na krenojë. (Tema)

Next Post
Pandeli Majko nostalgji për Dritëroin: Të vetmin që e ftova në dasmë

Pandeli Majko nostalgji për Dritëroin: Të vetmin që e ftova në dasmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In