FOTOT/ Spilberg, jahti 91 metra është “i vogël”, po blen tjetër
Kushton 170 milion euro dhe është 91 metra i gjatë. Nëse e merrni një javë me qera, do t’ju kushtojë plot 1.2 milion euro. E megjithatë, jahti i regjizorit Stiven Spilberg tashmë konsiderohet si i vogël nga ai dhe familja e tij. Ndaj Spilberg po mendon të blejë një jaht tjetër, më të madh akoma, i cili do t’i kushtojë atij 226 milion euro.
Seven Seas, emri i jahtit ka qenë pronë e familjes Spilberg prej disa vitesh, duke i çaur ata në disa xhiro rreth botës. Tani regjizori po mendon të tërhiqet në jetën private, që do t’ja kushtojë udhëtimeve nëpër oqeanet e botës. Prandaj mesa duket i duhet një jaht edhe më i madh se ky qe ka. A mund t’i themi që e ka gabim në një rast të tillë?!


