• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Specialistët e QSUT zbarkojnë në Dibër, nis patronazhimi i spitalit

by Java News
13/01/2018 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekip mjekësh specialistë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ndodhet në spitalin e Dibrës në kuadër të zbatimit të nismës më të fundit të qeverisë për patronazhimin e spitaleve në rrethe. Ndërsa në 1 shkurt do të nisë puna e ekipit të mjekëve nga Tirana, sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në shërbim të pacientëve.

Në një prononcim për ATSH-në, Mirela Hasanaj, zv/drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, jep detaje se si do të funksionojë procesi i patronazhimit të Spitalit të Dibrës.

“Bashkë me mjekët specialistë, Prof. Doktor Edmond Çelikun, kirurg, Prof. Doktor Ilir Ohri, reanimator-anestezist dhe doktor Dhimitër Kraja, infeksionist, jemi në Dibër, ku mbaruam pjesën e vëzhgimit të problemeve, të cilat ne do t’i përcjellim për zgjidhje”, tha Hasanaj për ATSH-në.

Në zbatim të nismës së qeverisë për patronazhimin dhe pajisjen e spitaleve rajonale me mjekë specialistë në qendrat spitalore që kanë mungesë të theksuar të këtyre mjekëve, siç është Dibra, Hasanaj informoi se QSUT ka 4 spitale në patronazh: Dibrën, Korçën, Elbasanin dhe Beratin.

Sipas saj, ajo që konstatohet në spitalin e Dibrës është mungesa e stafit mjekësor kirurg, reanimatorë, obstetër gjinekolog dhe mjekë infeksionistë.

Pjesa e medikamenteve dhe aparaturave, sipas Hasanaj, është në funksion të plotë, por nuk ka burime njerëzore. “Nga Tirana patronazhimi ka filluar. Kemi bërë listat e mjekëve sipas nevojave të çdo spitali rajonal dhe në 1 shkurt do të nisë patronazhimi i plotë me ekipe të plota mjekësh”, tha ajo.

Për pjesën e kirurgjisë, ku edhe ka më shumë nevoja, Hasanaj theksoi se është krijuar grafiku mujor me mjekë kirurgë dhe reanimatorë, që do të qëndrojnë për një periudhë 1- mujore në këto spitale, pasi sipas saj, “përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, këta mjekë do të ndjekin edhe ecurinë post-operative të pacientëve. Ndërsa mjekët e tjerë, shtoi Hasanaj, “do të vijnë një apo dy ditë, sipas nevojave”./ata

Next Post
Përplasjet për Gjykatën Speciale në Kosovë dhe rrugëdalja

Përplasjet për Gjykatën Speciale në Kosovë dhe rrugëdalja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

November 6, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg

November 6, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

November 6, 2026
“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

November 6, 2026
EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In