• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Sot “dasma e vitit”, detajet që nuk dini për kurorëzimin e Ledionit dhe Sarës

by Java News
11/08/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qenë një puntatë e “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën, ku Sara Hoxha, e ftuar në lojërat e emisionit pranoi se ajo dhe Ledion Liço do të mbanin një dasmë në muajin gusht. Më pas mediat rozë shkruan se vendi që çifti kishin zgjedhur ishte pikërisht një rezidencë në liqenin e Komos në Itali, vend ky tejet luksoz dhe ekskluziv sidomos për një dasmë. Të dyja këto fakte kanë qenë të sakta.

Burime për Blitz.al bëjnë me dije se pikërisht sot, më 11 gusht 2018, do të mbahet në një hotel të liqenit të Komos në Itali dasma më ekskluzive e vitit. Sara dhe Ledioni do të lidhin kurorë në një festë të kuruar deri në detaje por gjithsesi shumë private. Të njëjtat burime për Blitz.al bëjnë me dije se festa ka nisur që dje, ku është mbajtur një pritje e veçantë për të ftuarit ndërkohë që dasma e vërtetë do të mbahet sot në mbrëmje. Ndërkohë përsa i përket të ftuarve, çifti nuk është kursyer të ketë një ftesë për punonjësit më besnikë në Top Channel, bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë [sidomos të Ledionit i cili ka shumë vite që sjell produkte të mëdha në Top Channel] si dhe emra të njohur të medias, politikës dhe biznesit.

Sara dhe Ledioni kanë preferuar që ky çast që ata do të ndajnë të jetë mjaft privat ndaj dhe në rrjete sociale ata “nuk kanë dhënë asnjë shenjë”. Megjithatë, duke ditur se dasma mbahet sot dhe duke menduar paraprakisht se cilët janë personazhet e njohur shqiptarë më pranë çiftit, nëpërmjet Instagramit arritëm të zbulonim edhe disa prej të ftuarve kryesorë.

Nuk është e rastësishme që të gjithë këta personazhe po fluturojnë drejt Milanos apo jo? (Milano është ndalesa e parë për të mbërritur më pas në Komo).

ERA ISTREFI (Këngëtarja e ka pasur gjithmonë suportin e Top Channel dhe ajo është një nga njerzit më të afërt të vajzave të familjes Hoxha, rruga e saj për në Milano pikërisht kur mbahet dasma e Ledionit dhe Sarës na bën të besojmë se ajo do të jetë e pranishme atje)

BLENDI FEVZIU (Edhe në ditët e veçanta të Fevziut si 20 vjetori i Opinion, familja Hoxha dhe Ledioni kanë qenë gjithmonë të pranishëm. Blendi ka qenë i pranishëm edhe në pritjen e djeshme)

MARCELA LATI dhe ARMAND PEZA (Jo vetëm pranë familjes në organizimet e festave të tyre por shpesh të pranishëm edhe në panelet e emisioneve të Top Channel, Marcela ka zbuluar se ajo dhe Mandi kanë qenë që në pritjen e djeshme në Komo)

AMARDA TOSKA dhe ERMAL MAMAQI (Dyshja jo vetëm që u bënë bashkë në Top Channel por kanë mbetur miq të mirë me familjen Hoxha edhe pas largimit të tyre në televizione të tjera)

DRITAN SHAKOHOXHA (Nuk kishte se si të mungonte në këtë festë një prej personave më të rëndësishëm të Supersport dhe Digitalb dhe një mik i familjes)

ALBANA OSMANI (një nga moderatoret më të hershme të Top Channel, shumë shpesh ka realizuar projekte televizive me Ledionin)

OLA HASANI, XHEMI SHEHU (të kuruara deri në detaje, sigurisht që edhe Ola [koreografja e hershme e Top Channel] dhe Xhemi një nga mikeshat më të mira të Ledionit kanë qenë të pranishme që mbrëmjen e djeshme në Komo)

DORI DJ (Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ledion Liços në Top Albania Radio)

JETMIRA DUSHI (parukierja e preferuar e vajzave të familjes Hoxha)

ALBAN MALE (Drejtori i Muzikës në Top Channel)

ENEDA TARIFA (për shumë vite pjesë e Portokalli dhe së fundmi pjesë e Voice Kids krah Ledionit)

ISLI ISLAMI (Moderatori i Wake up dhe mik i afërt i Ledionit e Sarës)

Dhe përsa i përket këngëtarve, kjo foto e Brunos, Klajdit, Mirit, Getoarit dhe Alban Skënderajt që po nisen për një dasmë jashtë vendit, na “ngacmoi” të mendojmë se ata janë të përzgjedhurit e çiftit Sara – Ledion.

Blitz

Next Post
Masakra me 8 të vrarë, ish- deputeti i PS Dokle: Kuvendi ligj të ashpër kundër armëmbajtjes pa leje

Masakra me 8 të vrarë, ish- deputeti i PS Dokle: Kuvendi ligj të ashpër kundër armëmbajtjes pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

August 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Diplomacia nuk po bën punë, tre fronte me alarm të kuq: Shpërthime në Hormuz, sulme të reja në Jemen dhe ndaj anijeve në Odessa

August 7, 2026
Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

August 7, 2026
Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

August 7, 2026
EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

August 7, 2026
Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

August 7, 2026
Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

August 7, 2026
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

August 7, 2026
E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

August 7, 2026
Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com