• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ “S’kishte seks, ishte miqësi…”! I njihte në Fb dhe i ftonte në shtëpi, arrestohet 47-vjeçarja që drogonte burrat dhe u merrte florinj e karta krediti

by Java News
03/08/2022 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane ka vënë në pranga një 47-vjeçare, e cila i mashtronte meshkujt me të cilët dilte dhe shoqërohej duke përdorur qetësues për t’i droguar, në mënyrë që t’u merrte para.

Historitë e viktimave të mashtruara nga Tiziana Morandi janë të shumta, me të paktën gjashtë meshkuj të moshës nga 27 deri në 84 vjeç, që kanë rënë pre e skemës së saj.

Karabinierët, të komanduar nga majori Mario Amengoni, nisën të mbledhin ankesat e para, duke filluar nga ajo e një 83-vjeçari të cilit i është afruar gruaja me justifikimin e një koleksioni bamirësie. Ai ka raportuar se e ka zënë gjumi në shtëpi pasi ka pirë çaj kamomili me 47-vjeçaren.

Në spital, më pas kuptoi se gjerdani që mbante dhe unaza e martesës në gisht ishin zhdukur.

E njëjta procedurë për një 84-vjeçar të takuar në një lokal, i cili u gjend pa 50 eurot që kishte në portofol, por edhe për një 51-vjeçar nga Milano, i ftuar në kinema për të parë filmin më të fundit të agjentit 007 dhe e gjeti veten në urgjencë pa 150 eurot që kishte në portofol.

Aty përfshihet edhe një pensionist 71-vjeçar, i mbetur në rrugë i shtangur në stacionin e Torinos.

“Menduan se isha i dehur, por në të vërtetë më kishin droguar dhe më kishin braktisur në mes të rrugës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një 67-vjeçar nga Brianza, i cili u zgjua në shtëpinë e tij, i grabitur dhe i pavetëdijshëm për atë që kishte ndodhur një natë më parë, tha për mediat: “Më kujtohet vetëm një pije së bashku, një sodë portokalli. Pastaj rashë në një gjumë të thellë”.

Në listë është edhe një 27-vjeçar, i cili kishte zbritur nga Val Badia për të takuar personalisht gruan të cilës i është afruar përmes chat-it në rrjetet sociale.

“Duke u kthyer në shtëpi me makinë po kryeja gabime në lëvizje, më duhej të ndaloja në rrugë në Rovereto, ku më gjetën pasi isha këputur nga qetësuesit”, rrëfeu ai për mediat italine.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Është e vështirë të kuptosh se si 47-vjeçarja Tiziana Morandi besonte se mund t’ia hidhte paq nga kjo metodë e drogimit të burrave për t’i vjedhur më pas, derisa karabinierët e kompanisë Vimercate (Monza Brianza) e ndaluan me akuzën se kishte droguar të paktën gjashtë burra, duke u ofruar pije të mbushura me benzodiazepinë (të cilat ajo i blinte me certifikata false).

Ndërkohë pas drogimit ajo iu kishte vjedhur viktimave të saj sende ari, para cash dhe karta krediti.

Gruaja, shpesh i ftonte viktimat në shtëpinë e saj në qytetin Brianza të Bellusco-s, i vinte në gjumë dhe më pas bënte pazar me ATM-në e tyre, ose hiqte unazat dhe zinxhirët e tyre, siç ndodhi me një 67-vjeçar nga Como.

“Ne u takuam duke biseduar. Tashmë ishim takuar në një qendër tregtare, së bashku me dy shokë të saj. Në atë rast, asgjë e çuditshme nuk ndodhi. Një vit më parë më ftoi në shtëpinë e saj. Pasi piva një pije, u rrëzova në ekstazë. U zgjova në shtëpinë time. Zinxhiri i arit që mbaja në qafë më mungonte dhe më pas, pasi kontrollova llogarinë bankare, kuptova se me bankomatin tim ishte bërë një tërheqje prej 250 eurosh, për të cilën nuk dija asgjë”, tha ai për Corriere.

Për disa ishte “një përvojë për t’u harruar”. Të tjerët nuk e kanë problem të thonë, si një 71-vjeçar nga Irpinia.

“Nuk ndihem naiv. Unë e konsideroj veten një person shumë solid psikologjikisht. Sigurisht, nuk ishte e lehtë, pasi u zgjova në spitalin Umberto dhe më shpëtuan mjekët pasi isha në një gjendje të pavetëdijshme. Ata menduan se kisha pirë, por nuk kishte alkool në gjak, në të vërtetë isha droguar dhe lënë në dorë të fatit tim”, rrëfen ai.

Edhe në këtë rast njohja ka ndodhur nëpërmjet Facebook-ut.

“Ishte thjesht një miqësi, pa seks, pa ndjenja. Madje ishim takuar një herë më parë dhe asgjë nuk kishte ndodhur. Më pas, kur shpreha qëllimin tim për të shitur një koleksion monedhash ari, ajo më tha se kishte gjetur një blerës në Torino”, shton i moshuari më tej.

Dhe pikërisht aty, pas një pije në një lokal, burrit i ndodhi e prapritura.

“I kisha lënë monedhat në makinën time, poshtë shtëpisë së kësaj gruaje. Kur u zgjova në spital, nuk i kisha më çelësat e makinës dhe më pas zbulova se një pjesë e koleksionit ishte zhdukur”, zbulon ai.

Tiziana Morandi, e cila mësohet se ka një histori vjedhjeje dhe goditjesh të personave të paaftë, akuzohet se i ka vjedhur një pjesë të sendeve me vlerë, si dhe se ka shpenzuar 4 mijë euro me kartën e tij të kreditit.

Edhe një i ri nga Tiroli i Jugut e ka kaluar keq periudhën kur u mashtrua nga Morandi. “U ndjeva keq në makinë teksa isha duke vozitur”, tha ai në polici./m.j

Next Post
VIDEO/ Nisi pushtimi?! 27 avionë luftarakë kinezë hyjnë në Tajvan, Taipei nxjerr flotën detare e ajrore në gatishmëri: S’i shmangemi luftës!

VIDEO/ Nisi pushtimi?! 27 avionë luftarakë kinezë hyjnë në Tajvan, Taipei nxjerr flotën detare e ajrore në gatishmëri: S’i shmangemi luftës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

July 23, 2026
Greqia blen “mburojën e Akilit”/Athina miraton paketën 3.5 miliardë euro për mbrojtjen nga raketat e dronët

Greqia blen “mburojën e Akilit”/Athina miraton paketën 3.5 miliardë euro për mbrojtjen nga raketat e dronët

July 23, 2026
Biletat e avionit me luhatje të forta në BE, Belgjika kryeson rritjen e çmimeve

Biletat e avionit me luhatje të forta në BE, Belgjika kryeson rritjen e çmimeve

July 23, 2026
Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, se kanë frikë nga ato që i them unë Ramës

Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, se kanë frikë nga ato që i them unë Ramës

July 23, 2026
Moti i keq sjell dallgë deri në 7-8 ballë, pezullohen udhëtimet për në Bari e Brindisi

Përkeqësohet moti, Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla në Vlorë dhe Sarandë

July 23, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In