• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fotot skandaloze/ Si u keqtrajtua fëmija në çerdhe

by A R
22/04/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, ditën e djeshme dyshohet se është keqtrajtuar një fëmijë i moshës një vjeçare. Në fakt, në trupin e këtij fëmije janë disa shenja, që duken se janë kafshime me dhëmbë. Familjarët e vajzës kanë ngritur dyshime për rastin e ndodhur dhe po kërkojnë sqarime nga drejtoresha e çerdhes Resmije Bujupi, e cila ka pranuar se rasti ka ndodhur në çerdhen që e drejton. Gazeta posedon fotot që tregojnë lëndimet që ka pasuar fëmija.

Elvira Jahaj nga Peja është tmerruar ditën e djeshme kur e ka marrë vajzën e saj nga kopshti.

Ajo është befasuar nga shenjat që i ka parë në trupin e vajzës, të cilën e kishte lënë për vetëm dy orë në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes”.

Jahaj ka treguar për Express se krejt kjo i ka ndodhur vajzës së saj gjatë qëndrimit në këtë çerdhe.

“Kjo ka qenë dita e parë që e kam çu çiken në ata kopsht. Nuk ka qëndruar as dy orë dhe i ka ndodh ajo. Më kanë thirr nga kopshti duke thënë se çika po qanë. Kam shku me marrë, dhe po sa kam shku në banesë e kam pa trupin e saj. Jam tmerruar në atë moment. I kam telefonuar drejtuesit e kopshtit dhe kam bisedu me ta. Nuk ka pas ndonjë sqarim”, ka treguar ajo.

Jahaj ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme është duke u marrë me rastin.

“Sot isha në kopsht. I kam kërkuar edhe kamerat që të shohë si ka ndodh rasti. Deri tash nuk mi kanë ofruar pamjet. Tash nuk mund të them as unë se çfarë ka ndodh. Vetëm fotot e tregojnë pamjen mirë”, ka thënë ajo duke treguar se fëmijën e ka pasur për kontroll edhe të mjeku.

Kurse, drejtoresha e kopshtit “Pëllumbat e Paqes”, Resmije Bujupi ka thënë se me rastin janë duke u marrë seriozisht.

Ajo e ka pranuar se lëndimi i fëmijës ka ndodhur në kopshtin që ajo e drejton, po që sipas saj rastet e tilla nuk duhet të behën edhe shumë tragjike.

Bujupi ka treguar se janë duke e trajtuar rastin edhe në komisionin e kopshtit.

“Jemi duke e trajtuar këtë rast. Po ashtu edhe komisioni i kopshtit është duke u marrë me të. Ne kemi biseduar edhe më prindërit e fëmijës. I kemi shpjeguar se si ka ndodhur rasti. Në pretendojmë se krejt shenjat në trupin e fëmijës janë nga kafshimi”, ka thënë ajo. Bujupi ka mohuar mundësinë që fëmija të jetë torturuar nga mësuesit e kopshtit. “ Nuk ka asnjë dyshim që fëmija të jetë torturuar nga kujdestarët e kopshti. Kjo s’ka asnjë mundësi të ndodh se s’ka asnjë arsyej të ndodh”, ka thënë Bujupi.

Bujupi ka bërë të ditur se do të merren masa edhe ndaj edukatoreve të kësaj çerdheje.

Për këtë ka reaguar edhe Nazlie Balaj, nga Vetëvendosje e cila edhe ka kërkuar nga organet e rendit publik, qe urgjent të zbardhin dhunën ndaj fëmiut, të ftohen në përgjegjësi personat e autorizuar ne ketë institucion publik për përkujdesjeve të fëmijëve.

 “Sot në Pejë, gjegjësisht në çerdhen e fëmijëve” Pëllumbat e Paqes”, nëna e merr fëmijën e saj ne ketë gjendje shokuese. Siguria dhe përkujdesja e fëmijëve ne institucione publike dhe private është shqetësuese. Kjo është pasoje e institucioneve te vendit te cilat nuk kontrollojnë çerdhet publike dhe lejojnë hapjen e çerdheve private sikur te ishin ato kioska. Kërkoj nga organet e rendit publik, qe urgjent të zbardhin dhunën ndaj fëmiut, te ftohen ne përgjegjësi personat e autorizuar ne ketë institucion publik për përkujdesjeve te fëmijëve”, shkruar Balaj./Gazeta Express/.

Next Post

"Shullazi", KLD-ja amnistoi 3 gjyqtarët e dosjes "Vollga"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In