Në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u hapën vendet për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, ku deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u sensibilizuan me nismën duke dhuruar gjak.
Kujtojmë se seanca e djeshme plenare u shoqërua me debate, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit. Kjo situatë u bë shkak për ndërprerjen disa herë të seancës. /b.d