Të gjithë sytë e botës janë kthyer nga Rusia, ku sot nis Botërori i futbollit.
Por nga Zvicra vijnë pamjet e një ndeshje, që është kthyer në një arenë boksi, ku nuk janë përfshirë vetëm lojtarët, por dhe tifozët.
Bëhet fjalë për një ndeshje për Ligën e Tretë të Gjenevës, mes klubeve lokale FC Versoix dhe FC Kosovo.
Dy nga lojtarët e Versoix janë rrahur, ku njëri prej tyre ka humbur ndjenjat.
Ndërsa tjetri ka pesë brinjë të thyera dhe lëndime të rënda të mushkëri.
Nga ekipi i emigrantëve shqiptarë nga Kosova, nuk raportohen të lënduar./a.ç