• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka pasoja për Shqipërinë tërheqja e SHBA nga OBSH?

by B K
22/01/2025 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i presidentit Donald Trump për nxjerrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tronditur radhët e shëndetësisë në mbarë botën.

Edhe pse ishte një vendim I paralajmëruar prej tij që në 2020, në kulmin e pandemisë kur ai ishte president, Trump ekzekutoi urdhrin menjëherë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhe si i 47-i drejtues i SHBA.

Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit e shohin si një vendim që do të shkaktojë pasoja të rënda në politikën globale të shëndetit publik. Mjeku Leidon Shapo nga Lodra ku jeton e punon, tregon se vendimi i Trump e ka zanafillën në përplasjen SHBA-Kinë për pandeminë dhe origjinën e virusit.

SHBA është financuesja me e madhe e OBSH, e cila mbulon 1/3 e fondeve të saj si dhe ka ekspertizën më të lartë shkencore në përbërjen e saj. Mjeku Skënder Brataj thotë se pasojat më të mëdha nga kjo tërheqje do ti vuajë Afrika dhe Azia dhe më pak Europa.

Por sa do të ndikoje ky vendim për Shqipërinë sipas kreut të Institutit të Shëndetit Publik?

Më herët Donald Trump ka kritikuar OBSH për politikat e saj dhe lidhjet me qeverinë kineze. Por a mund të mbijetoje OBSH pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pas firmosjes së urdhrit nga presidenti Trump, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu keqardhjen për njoftimin ndërsa kërkoi rishqyrtimin e vendimit dhe angazhimin e palëve në dialog. Zyra e OBSH ne Tiranë nuk ka pranuar të japë qëndrime pas asaj të dhënë nga zëdhënësi i OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është krijuar që prej 1948 dhe luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në botë, përmes politikave parandaluese të sëmundjeve, programeve të vaksinimit etj…

Next Post
Trump do të heqë “non gratën” e Berishës? Ja si përgjigjet John Bolton

Trump do të heqë “non gratën” e Berishës? Ja si përgjigjet John Bolton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In