• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Shqipëria nën pushtetin e dëborës nga Veriu në Jug

by Java News
27/02/2018 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta. Situata me rrugë të bllokuara e shkolla të mbyllura vazhdon edhe sot. Mësimi është ndërprerë në të gjithë shkollat e Qarkut Dibër, ku ka fshatra të bllokuara dhe akse rurale që kalohen me zinxhirë. Trashësia e dëborës në Peshkopi shkon mbi 40 cm, ndërsa në zonat mbi 800 m, shkon deri në 1 metër. Nexhbedin Shehu, prefekt i Dibrës, shprehet: “Problematike është zona e Bulqizës, ku ka pasur edhe furtunë. Gjatë gjithë natës është punuar me fadroma dhe borëpastruese”.

E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi, me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stërblevë. Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e dëborës në qytet arrin 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative shkon nga 50 deri në 80 cm.

Edhe në Lezhë vijuan reshjet në qytet, ndërsa superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, e cila dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet.

Edhe në Qarkun e Elbasanit bora ka sjellë probleme, duke bllokuar rrugë e pezulluar procesin mësimor. Në disa zona të thella të Librazhdit trashësia e dëborës arrin 50-70 cm. Janë të kalueshme të gjitha akset nacionale, veç aksit Librazhd-Peshkopi, që është bllokuar duke izoluar edhe disa fshatra të Bashkisë Librazhd.

Moti i keq ka pezulluar procesin mësimor edhe në disa fshatra si Labinot-Mal, Gracen, Stëblevë apo Qarrishtë.

Të vetmet segmente rrugore të cilat kanë probleme në Korçë janë Dardha dhe Qarri, që kalohen me zinxhirë.

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur edhe Shkodrën të mbuluar nga bora. Me probleme mbeten zonat e thella malore të Dukagjinit e Pukës, që janë të izoluara. /ma.me

Next Post
Manastirliu inaguron qendrën shëndetësore të Libofshës, përfitojnë 10 mijë banorë

Manastirliu inaguron qendrën shëndetësore të Libofshës, përfitojnë 10 mijë banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In