• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Shpërblehen efektivët e Policisë Rrugore që kapën grabitësin në Tiranë

by Java News
03/04/2019 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takoi tre punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët ndaluan dhe arrestuan në flagrancë grabitësin në Tiranë, në tentativën për t’u larguar. Ministri shprehu vlerësimin maksimal dhe theksoi se ky është modeli i suksesit që duhet nxitur, motivuar dhe përhapur në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

“Na duhet pikërisht ky model; modeli i një polici, i cili është vigjilent, është i përgatitur, është profesionist, por është i guximshëm dhe trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkon gjithë Policia e Shtetit dhe ky është modeli i suksesit, që ne kërkojmë ta nxisim, ta motivojmë dhe ta përhapim në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit”, është shprehur ministri.

Më tej ai nënvizoi se Policia Rrugore duhet të jetë e mirë trajnuar dhe profesioniste, pasi është e para që ndeshet në mënyrë të përditshme me një pjesë të madhe të problematikave të sigurisë që shfaqen në rrugët e vendit.

“Në rrugët e vendit lëvizin edhe të mirat, por edhe të këqijat dhe besoj ju e dini më mirë se kushdo se sa problematikë paraqitet në rrugët e vendit, jo vetëm në kuptimin e shkeljes së rregullave të trafikut apo të qarkullimit rrugor, por dhe në kuptim të sigurisë dhe ne duam dhe kërkojmë që sidomos Policia Rrugore, të kuptojë mirë që nuk është një Polici e thjeshtë për të menaxhuar trafikun, por në radhë të parë është një element i rëndësishëm i strukturave të rendit dhe të sigurisë. Për këtë qëllim jam shumë i gëzuar me veprimin tuaj, sepse keni treguar pikërisht atë që duhet të jetë Policia Rrugore, të ndeshet e para me krimin dhe këtë e keni bërë në mënyrë shembullore. Keni mirënjohjen dhe respektin e shumë qytetarëve shqiptarë. Besoj edhe e keni ndjekur çfarë reagimesh pozitive, gati entuziaste ka patur për atë gjest tuajin, i cili dëshmon se qytetarët  e këtij vendi mund të kenë besim dhe duhet të kenë besim tek policia jonë dhe përmes këtyre veprimeve, ju kontribuoni që qytetarët e këtij vendi të shtojnë besimin, i cili është parakusht për suksesin e Policisë”, ka thënë Lleshaj.

Më tej ai theksoi se do të merren masat e domosdoshme për mirë pajisjen dhe trajtimin e këtyre strukturave, që të shndërrohen në siguri të shtuar për qytetarët dhe për vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur shpërblim për punonjësit e Rrugores. Ai deklaroi se akti i efektivëve është shembull dhe duhet shtrirë në gjithë strukturat e Policisë.

“Veprimi me iniciativë i tre punonjësve të Policisë, ishte një veprim që ne mundohemi ta përgjithësojmë në gjithë strukturat e Policisë, jo vetëm ato të Policisë Rrugore. Për këtë, me propozim të Shefit të Komisariatit dhe të Drejtorit Vendor të Policisë Tiranë, unë kam firmosur shpërblim për 3 punonjësit e Policisë. Ata e meritojnë, kanë parandaluar një ngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorëve, të cilët kishin konsumuar një vepër të rëndë penale”, tha Veliu.

Fjala e plotë e ministrit Lleshaj gjatë takimit:

Unë erdha për t’ju përshëndetur dhe për t’ju falënderuar, ju të treve, për atë veprim shumë dinjitoz, të vendosur dhe të guximshëm që kryet para disa ditësh për ndalimin e një grabitësi. Keni bërë detyrën, por e keni bërë shumë mirë atë, e për këtë ju falënderoj, në emrin tim, në emër të Ministrisë dhe në emër të gjithë strukturave të tjera që janë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Na duhet pikërisht ky model; modeli i një polici, i cili është vigjilent, është i përgatitur, është profesionist, por është i guximshëm dhe trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkon gjithë Policia e Shtetit dhe ky është modeli i suksesit, që ne kërkojmë ta nxisim, ta motivojmë dhe ta përhapim në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

Jam informuar për rastin, e di që ka qenë një rast i ndërlikuar, ka pasur rrezik, por keni arritur ta dominoni me guxim dhe me profesionalizëm, me inteligjencë dhe pikërisht kjo na duhet, e sidomos tek Policia Rrugore, e cila është ajo e cila ndeshet në mënyrë të përditshme me një pjesë të madhe të problematikës së këtij vendi, por edhe të kriminalitetit, sepse shumë vepra kriminale sot ndodhin në rrugët e vendit.

Në rrugët e vendit lëvizin edhe të mirat, por edhe të këqijat dhe besoj ju e dini më mirë se kushdo, sesa problematikë paraqitet në rrugët  e vendit, jo vetëm në kuptimin e shkeljes së rregullave të trafikut apo të qarkullimit rrugor, por dhe në kuptim të sigurisë dhe ne duam dhe kërkojmë që sidomos Policia Rrugore, të kuptojë mirë që nuk është një Polici e thjeshtë për të menaxhuar trafikun, por në radhë të parë është një element i rëndësishëm i strukturave të rendit dhe të sigurisë.

Për këtë qëllim jam shumë i gëzuar me veprimin tuaj, sepse keni treguar pikërisht atë që duhet të jetë Policia Rrugore, të ndeshet e para me krimin dhe këtë e keni bërë në mënyrë shembullore. Keni mirënjohjen dhe respektin  e shumë qytetarëve shqiptarë. Besoj edhe e keni ndjekur çfarë reagimesh pozitive, gati entuziaste ka patur për atë gjest tuajin, i cili dëshmon se qytetarët  e këtij vendi mund të kenë besim dhe duhet të kenë besim tek policia jonë dhe përmes këtyre veprimeve, ju kontribuoni që qytetarët e këtij vendi të shtojnë besimin, i cili është parakusht për suksesin e Policisë.

Edhe njëherë ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe të jeni të bindur që Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, do të bëjë të gjitha përpjekjet për të vlerësuar punën dhe kontributin tuaj, për të marrë masat e domosdoshme për mirë pajisjen, për trajnimin, për kualifikimin, për trajtimin, të cilat do të vijnë në përmirësim të vazhdueshëm, me qëllim që ju pastaj të gjitha këto t’i shndërroni në siguri të shtuar për qytetarët dhe për vendin. Faleminderit shumë!

/a.meta

Next Post
Djegia e mandateve të opozitës, ja çfarë parashikon Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor

EMRAT/ Seanca, sot betohen deputetë të tjerë të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

October 28, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

October 28, 2026
Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

October 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

Vendimi i Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Ja 3 kërkesat tona!

October 28, 2026
3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

October 28, 2026
Trafik droge dhe kërcënime, çmontohet organizata italo-shqiptare në Bolonja, 6 të arrestuar! Rrjeti drejtohej edhe nga burgu, ja çfarë u zbulua

Trafik droge dhe kërcënime, çmontohet organizata italo-shqiptare në Bolonja, 6 të arrestuar! Rrjeti drejtohej edhe nga burgu, ja çfarë u zbulua

October 28, 2026
EMRI/ Ishte i zhdukur prej ditësh, gjendet i hedhur në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri dhe më pas… (VIDEO)

EMRI/ Ishte i zhdukur prej ditësh, gjendet i hedhur në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri dhe më pas… (VIDEO)

October 28, 2026
Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In