• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Shpella e Gadimes, njihuni me shpellën e vetme magjike të mermerit në Europë

by Java News
13/04/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ju sjellim pak histori nga Shpella e Gadimës e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit. Ajo është e gjatë 1500 metra, mirëpo për turistët është i mundshëm shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet.

Shpella e Gadimës është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë. Pasuri e shpellës, që e bënë të veçantë është prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.

Kristalet e këtyre stolive në shpellë paraqiten në galerinë e Aragoniteve të cilat karakterizohen me forma dhe drejtime të ndryshme të shtrirjes të cilat shpellën e bëjnë posaçërisht interesante dhe tërheqëse.

Në aspekt hidrologjik shpella e Gadimës është e pasur me ujëra nëntokësore. Në të njëjtin horizont paraqiten të gjitha llojet e ujërave të shpellave: ujërat e kondensuar, pikues, rrjedhës dhe qëndrues duke e shndërruar shpellën e Gadimës në objekt të veçante në aspekt hidrologjik.

Shpella e Gadimës paraqet fenomen karstik unik jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra. Mendohet që liqeni, kur të rregullohet, të kalohet me varka. Pjesa poshtë liqenit quhet Fyti i Shpellës.

Kristalet e rralla që gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende botërore prandaj këto kristale kanë vlerë evropiane. Nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo rrjedh se shpella është e vjetër 80,000 vjet.

Në shpellë gjenden shumë simbole të formura nga këta kristalë: Peshku, Mjekra e Skënderbeut, Gjarpri, Romeo e Zhulieta etj./Kultplus/ma.me

Next Post
FOTOT/ Plas ironia, shembulli Mul Noka dhe…

Miell, vezë dhe sharje mbi ‘’Kodin e Sjelljes’’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com