• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT: Shkon në 77 mijë numri i pemëve të mbjella në Tiranë, tenori Saimir Pirgu i bashkohet nismës

by Java News
21/01/2018 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbjellja e pemëve të reja në kryeqytet ka shkuar në mbi 77 mijë. Bashkia e Tiranës vijoi aksionin me mbjelljen e 500 pemëve të reja te mbikalimi i Saukut, një njësinë e Farkës. Këtij aksioni që është shtirë në të gjithë qytetin, edhe nëpër lagje, iu bashkua një mik i veçantë i qytetit, si tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën fidanët e rinj.

“Sot kemi një mik special, që na është bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve, tenori ynë më i famshëm, Saimir Pirgu. Një shok dhe qytetar i mirë. Besoj fort se një artist i mirë, është edhe qytetar i mirë. Të jam shumë mirënjohës, edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, për kontributin tënd shumë të çmuar, duke na dhënë gjënë që ka më shumë vlerë për ty, që është koha jote”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se objektivi për të arritur shifrën rekord prej 100 mijë pemësh të reja deri në 21 mars është i arritshëm. Veliaj shtoi se për çdo datë të shënuar, do të ketë aksione të mëdha mbarëqytetare, që do të kulmojnë me aksionin e 21 marsit, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. “Jemi në një fazë ku sapo kemi kaluar 77 mijë pemë në Tiranë, jemi shumë pranë qëllimit tonë final, 100 mijë pemë në të gjithë territorin e Tiranës për këtë stinë mbjelljesh. Sigurisht, e filluam mbarë vitin me mbjelljet, vijuam në “Ditën e Skënderbeut” me 550 ullinj. Ndërkohë, do të vazhdojmë me të gjithë datat e shënuara, me 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, për 7-8 Marsin, ditën e Mësuesve dhe të Nënës. Pastaj, në 21 mars do të kemi një finale të madhe, për të kapur targetin tonë të 100 mijë pemëve”, theksoi Veliaj.

Tenori i njohur shqiptar, Saimir Pirgu vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet, e cila do t’u shërbejë brezave të ardhshëm. “Një ditë ndryshe. Mbillet një pemë, një fidan, mbillet një e ardhme. Është me të vërtetë një gjë e bukur dhe e veçantë dhe unë jam i kënaqur për këtë”, tha Pirgu.

Në këtë nismë, kryebashkiaku kërkoi kontributin e të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke theksuar se ajo që bëjmë sot, është paja më e mirë për qytetin nesër. “Unë besoj që në një qytet, të gjithë japin atë që munden. Dikush jep pemë, dikush pak kohë, dikush një ide. Një qytet bëhet i mirë, kur secili jep kontributin e vet. Ndaj, jam pafundësisht mirënjohës për të gjithë donatorët. Do të doja që t’i bëja thirrje të gjithë qytetarëve, secili prej nesh mund të gjejë gjysmë ore për të mbjellë një fidan, për t’i lënë një pajë qytetit, që edhe kur të mos jemi ne, por të jetë një gjeneratë tjetër, të kemi mundësi ta kthejmë kokën mbrapa dhe të themi: Lamë një shenjë në qytetin tonë. Besoj që, siç e kemi nisur, ditët më të mira për Tiranën janë përpara”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Avokati i Popullit: 1 maji nuk është festë, luftoni për të drejtat tuaja

Dita e Përqafimit, ish-Avokati i Popullit: Një prekje mund të ngrijë llavën që djeg gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

September 6, 2026
Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

September 6, 2026
25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

September 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?

September 6, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

September 6, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Të dhënat e INSTAT: Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë…

September 6, 2026
Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

September 6, 2026
Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

September 6, 2026
Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

September 6, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com