• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Shkatërrimi i rrugës që u ndërtua vetëm para 3 vitesh

by A R
04/12/2017 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shirat e fundit shkatërruan  rrugën e cila lidh Krujën me Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës.

Ky aks rrugor i investuar nga Banka Europiane,  kushtoi 5 milion dollarë dhe u inagurua  në vitin 2014.

Asokohe zona mori  zhvillim jo vetëm nga pikëpamja turistike, por edhe sociale, pasi lidhi 4 mijë banorë të fshatrave përreth me qytetin e Krujës .

Por  shirat e ditëve të fundit  kanë  shkatërruar rrugën si dhe kanë izoluar 5 fshatra në zonë.

Shembja e një ure e cila i lidh këto të fundit me aksin kryesor  është bërë shkak i kësaj situate.  Ka qenë  uji i një përroi që ka shkaktuar edhe dëmtimin e saj duke “marrë” gjithçka me vete.

Veç urës përgjatë aksit ka rënie të theksuar dherash të cilat kanë formuar pirgje të mëdha duke e  bllokuar vende-vende.

Rruga  e ngushtë e cila duhet të mirëmbahej nga firma që ka kryer punimet, duket se është lënë në mëshirë të fatit.

Aty vërehet mungesa e sinjalistikës si dhe në shumë vende ajo ka rrëshqitur.

Këtë fakt e shprehin edhe banorët të cilët janë të shqetësuar, pasi kanë mbetur të bllokuar.

“Ky përrua rrëzoi urën. Jemi 5 fshatra të izoluara. Një rast emergjence dhe ne na merr lumi. Ku të shkosh!?” shprehet një banor i fshatit Cudhi.

Një tjetër banor rrëfen se kjo rrugë këto tre vjet gjithmonë ka pasur probleme, shkarje dherash si dhe devijime.

“Shihni vetë çfarë punimesh. Çdo vit kështu bëhet këtu, por këtë vit u prish edhe ura” shprehet ai.

“Fiks Fare” përshkoi 60 minuta  me ecje ashtu si dhe banorët  bëjnë çdo ditë  për të arritur në fshatin më të afërt Çudhi.

Familjarë të shumtë u shprehën se situata ka 5 ditë që vazhdon të jetë problematike , ndërkohë që nuk ka asnjë ndërhyrje nga firma që ka për detyrë mirëmbajtjen e kësaj rruge.

“Ne kemi mbi 5 ditë që vazhdojmë të jemi të bllokuar. E bëjmë në këmbë këtë rrugë çdo ditë mbi 1 orë.

Duhet të ndërhyhet patjetër, pasi është vërtetë shumë e vështirë të jetosh në këto kushte.

Urën e mbaj mend që e vogël e ka pas bë gjermani dhe nuk ka lëviz asnjëherë, kësaj radhe që u bë edhe e re u shemb” tha një 73 -vjeçare nga Çudhi./a.m.

Next Post
Pamjet nga droni, Fieri nën pushtetin e ujit

Bilanci, dëmet nga përmbytjet më të mëdha se në 2015-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

January 22, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me vranësira të dendura, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 22, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In