Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë sjellë prezencë të madhe uji në disa akse rrugore. Lagjja “28 Nëntori”, lagjja “Pavarësia”, “Skelë” dhe disa akse rrugore janë nën ujë. Ndërkohë që punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës, reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura.