• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ SHBA armatos Shqipërinë, ja mjetet e blinduara që i dhuron ushtrisë

by A R
05/09/2017 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA-ve me vlerë 300 mijë dollarë.

Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku si dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Ministrja Kodheli u shprehu mirënjohjen dhe falënderimet ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi si “aleat dhe mik strategjik.”

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, znj. Kodheli theksoi se historia e marrëdhënieve tona është e shtrirë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë të reformimit të Forcave të Armatosura. “Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer”,- theksoi ajo.

Ministrja Kodheli vlerësoi rolin e rritur të batalionit të dytë të këmbësorisë në angazhimet në kuadër të NATO-s dhe se këto mjete janë më të domosdoshme se kurrë. “Në rritjen e standardeve të FA, këto mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të blinduara, një projekt të cilin ne e nisëm së bashku që në vitin 2015. Kjo ndihmë vjen absolutisht në kohën e duhur, në momentin kur Batalioni i Dytë i Këmbësorisë po rrit ndjeshëm angazhimet në kuadër të Aleancës dhe kjo do të ndikojë cilësisht në përmbushjen e detyrimeve dhe objektivave e kapaciteteve.”

Nga ana e tij, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësojnë këto mjete. “Ju (Shqipëria) jeni vetëm një nga 4 aleatët e NATO-s në Europë që merrni këto makina të avancuara. Qeveria e SHBA është e përkushtuar të forcojë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s. Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që FA të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO-s që të kenë një grup këmbësorie të modernizuar plotësisht operacional dhe autonom deri në 2019.”-tha ambasadori Lu, i cili përgëzoi shefin e ri të Shtabit të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku si dhe falenderoi ministren Kodheli “për vitet e saj të shërbimit të përkushtuar në mbështetje të FARSH”.

Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara  janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës./a.m.

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton mrekullisht drejtuesi

Shkrumbohet makina në aksin rrugor Novoselë-Vlorë, shpëton shoferi 22-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

October 20, 2026
Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

October 20, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

October 20, 2026
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com