Do të ketë spitale moderne, shtëpi për familje me pak të ardhura dhe shkolla shtetërore. Do të ketë një mol për varka, korsì biçikletash, një hotel luksoz dhe restorante buzë detit. Një ditë, “vaporetët”, tragetet e vegjël autobusë, mund ta lidhin Serena Del Mar me qendrën e qytetit të Kartagjenës.Kjo duket si kohë e mbarë për të ndërtuar një qytet në Kolumbi. Në vitin 2016, qeveria dhe grupi rebel FARC nënshkruan një marrëveshje paqeje që i dha fund një konflikti 50-vjeçar. Ekonomia është gjallëruar nga një optimizëm i kujdesshëm.
Universiteti i Biznesit të AndesitSerena Del Mar ndodhet rreth 11 kilometra më larg, përgjatë bregut, dhe po zhvillohet privatisht nga kompania e Haimes, “Novus Civitas”. Ai planifikon të mbulojë një pjesë të rritjes së qytetit. Pas 30 vitesh mund të ketë rreth 100,000 banorë. Plani bazë (Masterplani) është skicuar nga EDSA, një firmë amerikane që përqendrohet shumë te ndërtimet e gjelbra. Dizenjot e tyre përballen me dy sfida të mëdha: qyteti duhet të përballojë edhe rritjen e shpejtë të popullsisë, edhe ndryshimet klimatike.
Parqet do të kenë shumë pemë Samani, me kurora gjigante, që rriten në Amerikën e Jugut.Qendra tregtare e qytetit do të ndërtohet rreth një kanali me përrenj që zgjaten përmes zonave të banuara. Tre të katërtat e zonës do të përbëhen nga parqe, lumenj të mbrojtur, bimë rizofore (bimë që zhvillojnë rrënjë si degë të forta në ujë, aty ku trupi ujor lidhet me bregun, duke ndihmuar shumë kundër përmbytjeve), dhe me pemë Samani, (pemë me kurorë shumë të madhe, që rriten në Amerikën e Jugut).
Në brigje do të ketë bimë rizofore kundër përmbytjeveKanalet do të jenë të hapur, që uji i detit të freskojë rizoforet. Kur të bjerë shi, uji do të kalojë përmes luginave, të cilat nuk janë të përshtatshme për të ndërtuar shtëpi, por të shkëlqyera për fusha golfi, pasi vaditja e përhershme i mban fushat gjithnjë të gjelbra. Themelet e ndërtesave do të jenë përmbi nivelin e detit, që të mbrohen nga rritja e nivelit të ujit në të ardhmen.Dhe meqë pabarazia e të ardhurave ekonomike është shumë e lartë në Kolumbi, ajo që e bën këtë projekt më të pazakontë se të tjerët është ndjeshmëria e planifikuesit ndaj problemeve shoqërore. Ashtu siç ndodh në qytetet e tjera të Kolumbisë, edhe në Kartagjenë po shpërngulen banorë që duan t’i shpëtojnë dhunës së lartë në zonat rurale. Disa dekada më parë, një grup refugjatësh nga zonat e largëta të vendit, u vendosën për të jetuar në një plazh që tani është pjesë e Serena Del Marit.

MA.ME