“Seksi dhe Qyteti” ka qenë një nga filmat më të shikuar gjatë viteve të fundit, për shkak të thyerjes së disa tabuve. Dy aktoret kryesore të këtij filmi, Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore. Por këtë radhë, për një sherr të ashpër, të cilin nuk e kanë fshehur për publikun.
Kim Cattrall deklaroi para pak ditësh se i kishte humbur i vëllai, ndërsa pak ditë më vonë ai u gjet i vdekur. Qindra persona e ngushëlluan aktoren, dhe mes atyre që i shkruajtën, ishte edhe Sarah Jessica Parker. Por, edhe pse në një moment të dhimbshëm, Cattrall nuk i ka pranuar ngushëllimet e saj dhe i ka kthyer një përgjigje të ashpër, që nuk pritej.
“Mamaja ime më pyeti sot se kur do të të lërë rehat ajo hipokritja, Sarah Jessica Parker. Kjo përpjekja jote e vazhdueshme është një kujtesë e dhimbshme e asaj se sa mizore ke qenë dhe je. Më lejo të ta bëj të qartë, nëse nuk e ke pasur deri më tani: Ti nuk je familja ime.
Ti nuk je mikesha ime, ndaj po të them që kjo është hera e fundit që po përdor tragjedinë tonë për të treguar se sa vajzë e mirë je”, thuhet në reagimin e saj, që përfundoi në të gjitha mediat ndërkombëtare.
Shkak i kësaj përgjigje, është marrëdhënia e tyre jo miqësore në sheshin e xhirimit të filmit. Thuhet se Jessica Parke kishte krijuar klanin e saj dhe Cattral qendronte e veçuar, madje flinte në një hotel më vete dhe refuzoi që që të merrte pjesë në xhirimet e “Seksi dhe Qyteti 3”.
Sipas raportimeve, Cattrall, e cila luante skenat më erotike në film, ishte e pakënaqur për pagesën, pasi Jessica Parke paguhej më shumë dhe konsiderohej si aktorja kryesore.