Dy zona të ndryshme të kryeqytetit kanë tashmë një rrjet të ri kanalizimesh duke i dhënë fund problematikave të krijuara nga amortizimi si dhe ndërtimet e reja vitet e fundit.
Specialistët e Bashkisë së Tiranës ndërtuan rrjetin e ri të kanalizimeve pranë rrugës “Siri Kodra”, në kryqëzimin me rr. “Duk Duka”. Në këtë mënyrë, të gjitha banesat do të kenë akses në rrjetin e ri të sapo ndërtuar duke disiplinuar kështu administrimin e ujërave të ndotura.
Gjithashtu, është ndërhyrë edhe për ndërtimin e një rrjeti tërësisht të ri kanalizimesh për banorët e rrugës “Mustafa Qosja”, edhe kjo një zonë tejet e populluar vitet e fundit.
Krahas investimeve madhore, Bashkia e Tiranës po ndërton nga e para gjithë rrjetin e amortizuar si pasojë e mosvënies dorë prej vitesh. /a.ç