• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Rrëfimi i artistit të mureve të Tiranës që punon në Call Center

by Java News
19/10/2016 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takohemi te djali që mban një lepurush në dorë? Vende të ndryshme në Tiranë kanë filluar të identifikohen me disa piktura të vizatuara në mure.

Në një qytet si ky, ku mungon sistemi i adresave, përveç të tjerave këto punime mund të shërbejnë edhe si orientim.

Djaloshi që qëndron i mbështetur në një copë muri pranë urës së Drejtorisë së Policisë dhe shumë punime të tjera që janë shpërndarë në disa pika të Tiranës, e kanë një autor. Ai është Franko Dinaj.

Ndodh shpesh që ta shohësh për orë të tëra pranë një muri duke ndërtuar atë figurë që ai e ka menduar. E kërkuam Frankon me dëshirën për ta njohur më shumë si autorin e këtyre veprave që gjithmonë kanë një mesazh për të dhënë.

Ai është 24 vjeç dhe ka lindur në qytetin e Vlorës. Është vëllai i madh i dy motrave më të vogla. Piktura ka qenë dashuria e tij e parë. Franko thotë se një dell talenti e ka trashëguar edhe nga familja pasi, si gjyshi edhe babai i tij kanë tentuar të pikturojnë, por asnjëherë piktura nuk ka qenë puna e tyre e parë.  Ndërsa i riu deri më tani i ka kushtuar kohën dhe vitet e studimit. Pas përfundimit të Liceut Artistik në Vlorë, ai vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Arteve për Pikturë. I vetëdijshëm që kjo degë do e bënte të kalonte shumë vështirësi, por më shumë se kaq, frika e tij më e madhe është që një ditë të mos e ushtrojë më si profesion.

Ai nuk e ndan dot veten nga bojërat dhe furça. “Të jesh artist në Shqipëri është vetëvrasje. Por nga ana tjetër është gjëja që dua më shumë dhe nuk dua ta mendoj veten se në moment mund ta braktis, ose të më braktisë ajo”- thotë Dinaj të cilit nuk i ka humbur ende shpresa se një ditë arti do të pozicionohet në vendin e vet.

Krahas pikturës në telajo, ai e gjen veten shumë mirë edhe në artin e rrugës. Aty i rri shpirti. Këtë e tregojnë edhe punët e tij të shumta në kryeqytet. Qysh fëmijë ka filluar të pikturojë në muret e qytetit të lindjes. Këtë e ka bërë edhe në Tiranë. Në fillim e ka patur të vështirë pasi njerëzit, pikturat në mur i konsiderojnë ndotje.

“Kur pikasja një mur dhe vendosesha aty të piktorja, njerëzit vinin edhe më kërkonin të largohesha. Kur ja shpjegoja se çfarë po bëja as nuk u interesonte. Disa të tjerë vinin dhe më qanin hallet duke më thënë: “Ne nuk kemi bukë të hamë ti na pikturon në mure”. Por unë isha aty vetëm për të bërë një vepër arti, asgjë më shumë. Nuk isha askush për të zgjidhur halle”- tregon Franko për fillimet e tij në kryeqytet.

Por vitet e fundit ai ndihet më mirë. Bashkia e Tiranës e ka pranuar idenë e tij për të pikturuar muret, madje edhe e ka mbështetur atje ku ka qenë nevoja.

Kjo është gjëja më e bukur që i ka ndodhur artistit 24-vjeçar këto kohë, pasi ai këtë donte: Mbështetje dhe liri për të zhvilluar artin e rrugës. Sot në kryeqytet dhjetëra puna mbajnë firmën e tij. Imazhe të punuara me mjeshtëri, madje një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe mesazhit që përcillet.

“Çdo punim që bëj në një mur e mendoj. Nisem nga aktualiteti, nga ato që dëgjoj dhe shoh në rrugë. Asgjë nuk është e rastësishme. Arti i rrugës, ashtu si çdo art tjetër ka mesazhe të forta. 

Flet qartë. Aty mund të lexosh botën shpirtërore të artistit, por edhe mund të kuptosh realitetin e një kohe të caktuar në atë vend”- thotë Franko për Dita-n.

I kujtohet një takim me artistë grekë që lëvronin këtë art në vendin e tyre përpara 3 viteve. I kishin thënë Frankos që ju nuk keni art rruge, ju keni vetëm parulla dhe slogane partish. Asgjë më shumë. Djaloshi thotë se e pranoi kokulur konstatimin e tyre, por nga ana tjetër i ka premtuar vetes se do të bëj diçka në këtë fushë, për të lënë gjurmë dhe për t’i identifikuar.

A janë punë që kanë kosto? “Të them të drejtën ka kosto, por jo të përmasave të mëdha. Por kur e bën diçka me pasion, ja vlen. Artistët që kam njohur unë fillimisht kështu e kanë nisur, por sot paguhen nga shteti. Unë do doja që ky art të prezantohej në më shumë sipërfaqe. Të realizosh punë në hapësira shumë të mëdha, ka kosto më të madhe”.

Ky djalë i talentuar që i ka bërë muret të flasin, ka një ëndërr, që të zhvillojë artin e rrugës në Shqipëri. Ai do që punimet që ai realizon të pranohen nga njerëzit dhe të mos dëmtohen prej tyre, pasi ka parë shpesh që në pjesë e mirë e punëve nuk pranohen nga komuniteti dhe vandalizohen. “Dëmtimet janë, për këtë më vjen edhe keq, por nuk kam çfarë të bëj, sepse të gjitha veprat që bëhen në botë, nuk u takojnë artistëve, por njerëzve, që ata ta duan edhe ta shijojnë”.

A ka Franko modele? “Janë shumë, sepse duke qenë se nuk ekziston ky art në kulturën tonë, duhet që të inspirohemi nga të tjerët, jemi një vend që shumë gjëra nuk i kemi të avancuara, krahasuar me vendet e tjera. Për shembull, te ne ende nuk kanë ardhur sprajtët, me të cilët mund të punosh lehtësisht. Pastaj janë shumë teknika që mund të realizohen, ka artistë që me gozhdë dhe trampo çajnë dhe murin për këto vepra”.

Artist në… Call Center

Në muajin qershor, Franko është diplomuar për pikturë pranë Akademisë së Arteve. Sot, gjysmën e ditës punon pranë një Call Center, fakt të cilin e pranon me droje; ndërsa në gjysmën tjetër, pikturon. Ky është realitet i shumë të rinjve, të cilët pavarësisht se çfarë shkolle përfundojnë, dera e parë ku mund të gjejnë punë janë kompanitë e shitjeve nëpërmjet telefonit. Ky nuk është vetëm realiteti i piktorit 24-vjeçar, por edhe i shumë juristëve, inxhinierëve, mësuesve, gazetarëve… “Kjo punë që bëj me pikturat ka mbetur ende te pasioni. Shumë pak kam arritur të fitoj prej punëve të mia, ndaj punoj në një Call Center, si e vetmja zgjedhje për të mbuluar shpenzimet mujore”- thotë Dinaj. Kur dëgjon Frankon, natyrshëm pyet në heshtje: A është ky një vend për rininë. Ku dhe si mund ta gjejnë veten ata?/Dita/a.m.

Next Post

Sot debati i tretë dhe i fundit Clinton-Trump, demokratja në avantazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzuesi i plotë, të gjitha linqet për të dërguar SMS dhe hapat për të votuar Alis sonte në Eurovizion

Udhëzuesi i plotë, të gjitha linqet për të dërguar SMS dhe hapat për të votuar Alis sonte në Eurovizion

May 14, 2026
“Ngushtica e Hormuzit hapet pjesërisht”, Irani lejon kalimin e anijeve kineze: Bllokadë për SHBA-në dhe aleatët e saj

“Ngushtica e Hormuzit hapet pjesërisht”, Irani lejon kalimin e anijeve kineze: Bllokadë për SHBA-në dhe aleatët e saj

May 14, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

May 14, 2026
Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

May 14, 2026
Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

May 14, 2026
Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

May 14, 2026
SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

May 14, 2026
Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

May 14, 2026
FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

May 14, 2026
Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In