Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja e tij, Grace Hightower, duke i dhënë fund martesës mbi 20-vjeçare.
75-vjeçari u shfaq të hënën në tapetin e kuq të evenimentit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krah.
Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.
Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997 pasi dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc, por që nuk u finalizua kurrë.
Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004./a.ç















