Rita Ora habiti ndjekësit e saj të shumtë kur postoi një fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi dhëmbin e ri prej floriri. Në fakt bëhej fjalë për makiazhin që këngëtarja me origjinë shqiptare, kishte bërë me rastin e festave.
Megjithatë duket se kjo nuk ishte zgjedhja më e duhur, pasi të shumtë ishin ata që e cilësuan si të tmerrshëm e të shëmtuar.
Në klipin që këngëtarja 27-vjeçare postoi në Instagram, ajo shfaqej e gjitha me shkëlqim dhe plot hare.
Pavarësisht kësaj fansave u tërhoqi vëmendjen dhëmbi i saj prej ari, që nuk nguruan ta kritikonin. Fatmirësish bëhej fjalë vetëm për një zbukurim të përkohshëm…