• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Rikthehet për publikun Amfiteatri i Tiranës

by Java News
19/05/2018 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shpejt, Bashkia e Tiranës do të përurojë Amfiteatrin te Parku i Liqenit i cili është transformuar tërësisht nga një ngrehinë dhe vendgrumbullim plehrash, në një arenë të artit e rikonceptuar për t’i dhënë vlerë çdo shfaqjeje që do të jepet për publikun. “Mirëmëngjes Tirana! Së shpejti, gati amfiteatri i ri tek Liqeni.

Kjo verë do jetë e mbushur me superaktivitete, jo vetëm tek Sheshi “Skënderbej”, po kudo në atraksionet më të bukura të qytetit”, shkruan Veliaj në Facebook.

Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.

Rikonstruksioni i plotë i Amfiteatrit të Liqenit Artificial i ka dhënë Tiranës një skenë të re të hapur teatrore dhe për organizime të ndryshme kulturore dhe artistike.

Por për t’i dhënë kësaj skene pamjen e një oazi të vërtetë kulturor dhe reakreativ, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës po punon edhe për sistemin e hapësirave të tjera përreth. Për të siguruar një gjelbërim të përhershëm APR-ja ka instaluar edhe një sistem automatik ujitjeje të gjelbërimit brenda territorit të amfiteatrit, në mënyrë që temperaturat e larta të verës të mos thajnë barin dhe pemët.

Natyrisht që tashmë ka mbetur edhe fare pak punë për t’i dhënë dorën e fundit detajeve të këtij kësaj skene të rifituar për Tiranën, para se ajo të hapet për publikun.

Next Post
Pas “Dëshmitarit X”, PD nxjerr edhe gazetarin që e intervistoi

Pas "Dëshmitarit X", PD nxjerr edhe gazetarin që e intervistoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com