Rihanna kohët e fundit është shpallur artistja më e pasur femër në botë nga Forbes.
Midis muzikës, parfumeve, linjës së veshjeve , ylli ka arritur të ndërtojë një perandori biznesi në pak më shumë se një dekadë.
Marka e saj e të brendshmeve , Savage x Fenty, ka koleksione për çdo lloj trupi femëror dhe që shiten shumë. Por ylli i padiskutueshëm i reklamave është gjithmonë ajo.
Për nisjen e koleksionit të verës Rihanna ngre temperaturat më tej me një seri fotosh provokative. Këngëtarja me bikinitë të verdha me trupin e saj bronzi, shfaqet e nxehtë dhe e paturpshme.
Në një intervistë të kohëve të fundit për revistën Interview, Rihanna tha se donte të krijonte familje së bashku me të dashurin e saj Hassan Jameel.
Me ato veshje seksi ajo është tashmë në rrugën e saj më të mirë.