• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Rasputin, murgu i çmendur rus që i mbijetoi plumbave dhe cianidit… dhe thashethemet se kishte marrëdhënie me gruan e Carit

by Java News
31/12/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Murgu siberian i mbijetoi ëmbëlsirave të mbushur me cianid, tre plagëve me armë zjarri dhe një rrahje barbare përpara se ta mbysnin në një lumë të ngrirë.

Një shekull më parë trupi i një murgu rus u nxorr nga një lumë i ngrirë në Shën Peterburg.

Murgu mjekrosh ishte helmuar me cianid, qëlluar tre herë me armë dhe rrahur keq para se ta mbysnin në ujë.a2-399

Megjithatë edhe sot Grigori Rasputin mbetet një ndër figurat më të diskutuara në Rusi që ndan më dysh opinionin publik.

Drama e vdekjes së Rasputinit, që u vra 100 vjet më parë në mbrëmjen e 30 dhjetorit, i dha fund një jete të çuditshme të murgut me fuqi misterioze.a4-362

Thuhet se murgu siberian kishte magjepsur familjen perandorake që linin kokën për të.

Dy muaj pas vrasjes së Murgut të Çmendur, edhe dinastia e Romanovëve ra, pasi nisi një revolucin në shkurtin e 1917.

Një revolucion që krijoi Bashkimin Sovjetik nën drejtimin e Leninit.

Vrasja e Rasputinit erdhi si shkak i influencës së tij mbi Carin Nikolai i Dytë dhe gruas së tij Aleksandra në veçanti.

Artistokracia ruse e urrente për vdekje Rasputinin deri sa i mori jetën.

Murgu siberian thuhet se kishte fuqi shëruese dhe hyri në oborrin perandorak në vitin 1906.

Aleksandra, gruaja e Carit, prej kohësh dëshironte të kuronte djalin e saj Aleksei nga hemofilia.

Prerjet apo gërvishtjet e vogla i kërcënonin jetën pasardhësit për fron.

Tek Rasputini Aleksandra gjeti shëruesin që mund të kuronte djalin e saj.

Rasputini mund të hynte lirisht në pallatin perandorak dhe thirrej sa herë që Aleksei kishte probleme apo shqetësime.a6-270

Rasputini fliste me të, e qetësonte princin e ri dhe ndalonte gjakrrjedhjen.

Ende sot ekspertët çuditen se si ai mund të kuronte hemofilinë.

Por këto hyrje-dalje të Rasputinit dhe takimet me Aleksandrën bënë që aristokracia të nistë thashethemet mbi marrëdhënien e tyre.

Rasputini, babai i 7 fëmijëve, njihej si një “donzhuan” dhe dinte t’i nënshtronte femrat.

Kur nisi lufta në 1914, aristokracia ruse nisi të fliste për një marrëdhënie seksuale mes Rasputinit dhe Careshës.a7-237

Asnjë provë nuk u gjet për të provuar diçka të tillë, megjithatë thashethemet vazhdonin.

Por në fund të 1916, kur Rusia po humbiste luftën, durimi ndaj Murgut të Çmendur po soste.

Zhurmat nisin të qarkullonin sikur Rasputini po diktonte luftën duke i dërguar këshilla Carit Nikolai me anë të gruas së tij.

I ftuar në një festë nga aristokrati Felix Yusopov, Rasputin u helmua me cianid në një ëmbëlsirë.

Por ai mbijetoi.

Pasi pa se helmi nuk bëri efekt, Yusopov e qëlloi tre herë me pistoletë duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku, por Rasputini çuditërisht u çua në këmbë dhe nisi të largohej.

Yusopov e ndoqi më pas me të tjerë dhe pasi e arritën, e mbytën në lumin Malaya Nevka.

Autopsia e mëvonshme zbuloi se nuk ishte as cianidi as plumbi që i mori jetën, por hipotermia në lumin e akullt.

Një vit pas vdekjes së Rasputin, gjithë familja perandorake u ekzekutua në një qilar vere nga revolucionarët./tema/a.k a1-400


Next Post
Propozimi i Blushit, një Pakt i Madh për Europën: Të zgjidhim çështjet që bllokojnë negociatat

"Ju pres vitin tjetër, ju dhe idetë tuaja të varfra".... urimi i Ben Blushit për Vitin e Ri, shkon për kundërshtarët politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In