Me rastin e 28 nëntorit në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci si dhe personalitete të tjera të politikës.
Por në këtë ceremoni ra në sy veshja që kryeministri Edi Rama kishte përzgjedhur.
Rama kishte veshur një xhup të madh kundra shiut, dhe me gjasë tutat e tij të preferuara.