“Me fermerët e Has-it për të ndjekur nga afër operacionin e zëvendësimit të çdo lope të humbur fundvitin e shkuar; me lopë të reja që janë përzgjedhur në Danimarkë, që i përshtaten më së miri karakteristikave të zonës dhe arrijnë deri në 22 litra prodhim qumështi krahasuar me 5-8 litra të lopëve të humbura.
Ky operacion është pjesë e paketës më të madhe të solidaritetit që qeveria akordoi fundvitin e shkuar, ku përveç bonusit për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar, u përfshi edhe dëmshpërblimi i plotë i familjeve të prekura nga përmbytjet në vite”, shkruan Rama, që ka postuar edhe fotot e mëposhtme.
Ndërsa Rama po takonte banorët e zonës, një prej tyre i tha se ishte me Partinë Demokratike. Rama, pasi i rrahu shpatullat, i tha me humor:
“Shumë mirë, mbaj edhe teseren e PD-së, edhe lopën e PS-së”.